Flammifer ka eksperience të madhe në tregun Kroat dhe ndërkombetar; bashkëpunim të madh me kompani kroate dhe ndërkombëtare, mundohet që të gjej zgjidhjen për cdo blerës. Në prodhimtarinë tonë, ne përdorim makineri të gjeneratës së fundit të teknologjisë (CNC Prerjet, Presueset Hidraulike, MIG dhe MAG metoda TIG Makineri, dhe makineri të ndryshme për prerje. Në zyret tona projektuese, ekspertët tanë ballafaqohen me sfida të llojllojshme ne baza ditore.
Ne kemi zhvilluar ambient të shëndetshëm me sistemet e fundit të sistemit të menaxhimit dhe asaj të mbrojtjes së ambientit, ku kemi cmime të ndryshme si ato ISO dhe OHSAS certifikatat. Duhet te ceket qe shumica e produkteve prodhohen ekskluzivisht ne Kroaci, për të cilën ndihemi krenar, që kontribojmë për vendin tonë dhe qe jemi duke i kenaqur klientet tane potencial me produktet tona te ofruara.
Për Flammifer
Flammifer D.o.o eshte kompani private e themeluar ne 1993 ne Ozalj. Kompania merret me prodhimin e strukturave dhe superstrukturave për zjarrëfikje dhe për makina komerciale, cisterna, kontejnera dhe rimorkio per kerkim-shpetim, barka per shpetim, paisje per kerkim dhe shpetim nga vershimet, paisjet per emergjenca civile dhe paisje komanduese dhe komunikuese. Për momentin ka 70 punonjës të cilët janë të trajnuar në Kroaci dhe jashtë saj.
Në nje ambient prej 20 000 m2, ne qytetin e Karlovac, gjindet objekti I prodhimit, I ngjyrosjes termale. Eshte planifikuar nje linje prodhuese e re për tu ndërtuar. Me eksperiencën që ka në tregun kroat dhe ate nderkombetar, duke qene qe kemi marr komente te mira nga klientet tane, ne si Flammifer tentojme te kontriboj në permirësimin dhe modernizimin e shërbimeve të saj dhe të tregut të makinave për zjarrëfikje ne nivelin e standardeve me te larta nderkombetare te prodhimit te paisjeve per emergjenca civile, dhe qellimi jone eshte qe, te krijojme standard te ri te prodhimit.
Historia e kompanisë
Qe nga fillet e saj ne 1993, kompania Flammifer është angazhuar ne ofrimin e shërbimeve te prodhimit të pushkave dhe ujehedhesve. Qe nga 2003, ajo prodhon makina për zjarrëfikje, duke bashkëpunuar me plot brigada të zjarrëfikjes, te cilat jane ne frotin e pare te luftes kunder zjarreve dhe katastrofave te ndryshme natyrore. Sot tregu I makinerive per zjarrëfikje është i paimagjinueshëm pa Flammifer. Në vitin 2007 filluam të prodhojme makineri komerciale, kryesisht per transportimin e pijeve dhe ato për transport të peshqive të gjallë. Ne gjithashtu prodhojme makineri me strukturë inoksi dhe alumini te cilat jane te certifikuara me standardet me te larta te ISO, dhe te cilat jane te garantuara per jetegjatesi, dhe siguri te larte ndaj klienteve tane.
Programi për barkat dhe paisjet komunikuese kane filluar të ofrohen ne vitin 2010. Në 2015, janë dorëzuar paisjet e para te barkave të shpëtimit. Deri tani kemi punuar që të zgjerojmë eficinencen dhe teknoligjinë e ofruar në këto zgjidhje. Rishtazi kemi ofruar modelet FFB 795 dhe FFB 640 RPA, për transportimin e të mirave dhe FFB 500 VM, barken per hapje. Për Ministrinë e Brendshme të Kroacisë, kemi prodhuar paisje për monitorim te kufirit, me sisteme te kombinuara te monitorimit te kufirit, dhe te cilat jane te pajisura me mjetet dhe aparaturat me te sofistikuara te prodhuara deri me tani.